Gazetari i njohur italian: Në Shqipëri mafia është e lidhur shumë ngushtë me politikën

Gazetari i njohur italian: Në Shqipëri mafia është e lidhur shumë ngushtë me politikën

16:43, 19/05/2024
A+ Aa A-

Në podcastin ‘’Çështja është”  të Aleksandër Çipës, ku i ftuar ishte gazetari i njohur italian, Stefano Marcelli, përveç qëndrimit të tij në Shqipëri dhe rrugëtimit 30-vjeçar Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në vend.

Ai u shpreh se si një njohës i mirë i vendit tonë prej gati 30 vitesh ka parë se mafia është e lidhur ngushtë me politikën.

Duke krahasuar zhvillimet mes shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë pra një gazetar, një polic, një punonjës administrate apo politikan që ka luftuar krimin ai pranon se po ka pasur edhe të vrarë.

Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se Shqipëria duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

Stefano Marcelli: Që të jemi të qartë probemi quhet mafie, dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori pranie mafjoze shumë të madhe dhe te rradikuar me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri.

Në itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë.

Shoh që luftohet shumë pak.

Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco