Salianji pas vendimit të Apelit për vulën: Triumfoi vullneti i demokratëve

Salianji pas vendimit të Apelit për vulën: Triumfoi vullneti i demokratëve

14:22, 11/06/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit e cila i kaloi vulën dhe logon Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se PD është pronë e anëtarëve dhe se vullneti i simpatizantëve triumfoi.

“Partia Demokratike është pronë e anëtarëve, vullneti i tyre triumfoi! Ishim, jemi dhe do të jemi Partia Demokratike e Shqipërisë”, shkruan Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco