Disa emra të mirë, si sugjerime për avokatë për Irena Gjoka-Maneku-Shpata

Disa emra të mirë, si sugjerime për avokatë për Irena Gjoka-Maneku-Shpata

18:27, 07/05/2024
A+ Aa A-

Shërbëtorja politike e Edi Ramës, Irena me 3 mbiemra duket se së shpejti do të ketë nevojë për avokat. Dhe jo për avokat dosidos, por avokatë të mirëpërgatitur pasi çështja e saj nuk është çështje dosido.

Shkeljet e ligjit dhe Kushtetutës nga ana e saj për t’i shërbyer me zell Edi Ramës janë të llahtarshme, kështu që edhe mbrojtja duhet të jetë e të njëjtit nivel, pra, e llahtarshme.

Se fati i njerëzve të përdorur, sidomos ata që përdoren nga Edi Rama, është i njëjtë, në fund të shërbimit u duhet të kenë një avokat të fortë.

Faktet se Irena Gjoka-Maneku-Shpata ka mashtruar organet e Vettingut në vetëdeklarimet e saj tashmë janë publike dhe aq kokëforta sa vështirë se padroni do ta shpëtojë dot më, siç bëri në rastin e mbylljes së syve pas publikimit të vendimit të shkarkimit të saj nga detyra prej Sali Berishës në vitin 1996.

Gazeta prestigjoze greke, “Protothema” publikoi dokumentet që vërtetojnë se gjyqtarja politike e GJKKO ka marrë dënim në shtetin fqinj për falsifikim dokumentesh zyrtare dhe është deportuar nga shteti Helen dhe i është ndaluar hyrja në Zonën Shengen.

ImageImage

Këto fakte zonja Irenë ia ka fshehur organeve të Vettingut, gjë që përbën shkelje të rëndë dhe rrjedhimisht do t’i duhet të mbrojë vehten me një avokat ose grup avokatësh të mirë.

Image

Ne po i japim zonjës Irenë disa sugjerime për t’i lehtësuar sadopak punën, se mbase është kapur gafil e ndoshta ka menduar se nuk do t’i zbuloheshin kurrë shkarkimet e dënimet që fshihte.

Sugjerimi i parë është avokati i ‘mirënjohur’, z. Artan Simoni. Avokat me përvojë e njohje të thella të çështjeve jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Sigurisht Irena me 3 mbiemra e njeh dhe ia çmon aftësinë mbrojtëse zotit Simoni. Zonja Gjoka-Maneku-Shpata e ka caktuar avokat Simonin si avokat kryesisht të liderit të opozitës, Sali Berisha, në procesin politik ndaj tij.

Lexo edhe: Rama i cakton Berishës avokat, militantin e Hamasit

Sugjerimi i dytë është një tjetër emër i ‘mirënjohur’ i avokatisë, zonja. Valentina Teodoresku. Edhe zonja në fjalë është një personazh tepër i vlerësuar nga gjyqtarja e GJKKO, ose ndryshe Irena me 3 mbiemra, pasi edhe këtë avokate të famshme, po Irena me 3 mbiemra e ka propozuar vetë për të bërë mbrojtje si avokate kryesisht ndaj liderit të opozitës në procesin politik që i ngarkoi zoti Rama.

Lexo edhe: Gjyqtarja Irena Gjoka cakton avokate të Berishës, ithtaren e Enver Hoxhës

Irena mund të bësojë ende se padroni do ta mbrojë, por gjithësesi ne i këshillojmë që t’i marrë në konsideratë sugjerimet se mos sot – nesër do t’i hynë shumë në punë, është e padiskutueshme se do të ketë nevojë për avokatë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco