Rama i cakton Berishës avokat, militantin e Hamasit

Rama i cakton Berishës avokat, militantin e Hamasit

18:01, 25/10/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, avokatët mbrojtës të kryetarit të PD-së Sali Berisha janë larguar nga salla e gjyqit ku po zhvillohej seanca për njohjen me masën e dhënë nga GJKKO, pasi gjyqtarja nuk ka pranuar kërkesat e tyre.

Pas këtij veprimi të mbrojtjes, një tjetër skandal ka ndodhur me urdhër politik nga Edi Rama, ku gjykata i ka caktuar kryedemokratit një avokat ‘kryesisht’ nga shteti, i cili është Artan Simoni.

Po kush është Artan Simoni? Nga një vështrim në rrjetin e tij social, Simoni, rezulton një militant i thekur, jo vetëm i Partisë Socialiste, ku duket në një postim që sulmon liderin e opozitës në postim të dy ditëve më parë, por ai është edhe një militant i verbër i organizatës terroriste Hamas, e cila sulmoi Izraelin dy javë më parë.

Sipas vetë postimeve të Artan Simonit në rrjetet sociale, dallohet se avokati është edhe përkrahës i sulmeve të terroristëve të Hamasit ndaj Izraelit.

Ngelet për tu parë se deri ku do të shkojë marrëzia e Edi Ramës në përdorimin e pushtetit gjyqësor ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha, pas veprimeve të fundit antikushtetuese të ndërmarra ndaj kryetarit të opozitës shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco