Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me demokratët në Kukës

Deklaratat e Veliajt, avokatja: Lali, je i detyruar të shkosh në SPAK, mos e merr si tryezë llogjesh

Deklaratat e Veliajt, avokatja: Lali, je i detyruar të shkosh në SPAK, mos e merr si tryezë llogjesh

15:00, 28/04/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj pritet të paraqitet të martën në SPAK, ndërsa ai e paraqiti këtë një ditë më parë si një bashkëpunim mes tij dhe Prokurorisë së Posaçme, ku do rakordoheshin për oraret, dosjet etj etj.

Në fakt Veliaj është thirrur në SPAK, nuk po shkon me dëshirë atje, edhe pse po përpiqet deri në fund ta paraqesë si diçka që ai po shkon me ‘qejf të madh’.

Referuar deklaratave të Veliajt, ka reaguar avokatja Enida Bozheku, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se kur thirresh në Prokurori je i detyruar të shkosh, nuk është këshillë dhe as propozim.

Sa i përket deklaratës për dhurimin e godinave ndaj kësaj strukture, ajo shprehet: "prona publike nuk jepet për të 'futur në dorë' gjyqësorin o Lali".

"Lali, a e di që kur thirresh në Prokurori, je i detyruar të shkosh?! (Nuk është privilegj që i bën ti prokurorisë, por zbaton urdhër. Fletë-thirrja për t'u paraqitur është akt juridik imperativ, nuk është as keshillë dhe as propozim). Nuk ka "më mirë shkoj vet", se nuk është tryezë llogjesh. Në marrjen ne pyetje, taktikat hetimore të kësaj lëmie, duan vetëm pergjigjie ndaj pyetjeve që të bën prokurori, jo bashkë-bisedim. Lëvizja për të joshur SPAK-un me dhurim godinash, ngjan fiks si procedura e 5D me joshjen e vetes me tendera, parat tona, për vet-vehten. Prona publike nuk jepet për të "futur në dorë" gjyqësorin o Lali. Etj., etj......", shkruan Bozheku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco