Dita e Evropës, 74 vjet nga deklarata e Shuman për krijimin e Komunitetit Evropian të Çelikut dhe Qymyrit

Dita e Evropës, 74 vjet nga deklarata e Shuman për krijimin e Komunitetit Evropian të Çelikut dhe Qymyrit

09:08, 09/05/2024
A+ Aa A-

Sot, më 9 maj 2024, mbushen 74 vite nga dita kur Robert Shuman bëri deklaratën e famshme për krijimin e Komunitetit Evropian të Çelikut dhe Qymyrit.

Më 9 maj 1950 u bë levizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin Bashkimi Evropian, njoftoi Muzeu Historik Kombëtar.. Atë ditë në Paris, Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi para gazetarëve nga e gjithë bota një deklaratë, që i bënte thirrje Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera europiane, të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut si “themeli i parë konkret i një federate të ardhshme evropiane”.

Ai propozoi krijimin e një institucioni evropian mbikombëtar, i ngarkuar me administrimin e industrisë së qymyrit dhe çelikut, pikërisht sektori që në atë kohë ishte baza e gjithë fuqisë ushtarake. Për këtë arsye, gjatë Samitit të Milanos, në vitin 1985, udhëheqësit e BE-së vendosën ta festojnë 9 majin si “Dita e Evropës”.

Aspirata e Shqipërisë për t’iu bashkuar Evropës mori jetë që nga fillimi i viteve ’90, menjëherë pas shembjes së regjimit komunist. Është mjaft domethënës fakti që për shqiptarët, ideja e ndryshimit u njësua me bashkimin në familjen e madhe evropiane. Rruga e vetme për t’u ndarë nga izolimin tragjik dhe prapambetjen e thellë ekonomike, u njësua me integrimin evropian, përmes ndërtimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian në vitin 1990, të dy palët nënshkruan Marrëveshjen për Tregtinë dhe Bashkëpunimin në vitin 1992, e cila konkretizoi për herë të parë përpjekjet shqiptare për afrim dhe ndihmë nga Bashkimi Evropian.

Evropa për popullin shqiptar, është një prioritet që ka arritur të gjejë tashmë konsensus nga të gjitha forcat politike, sepse ata të ardhmen dhe zhvillimin e tyre e shohin si pjesë e familjes së madhe evropiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco