Çela: Opreracioni i SPAK i vonuar! Qeveria i ka përdorur bandat për vota në zgjedhjet e vitit të kaluar

20:01, 19/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, Genti Çela, kryetar i PD Pogradec ka folur për metamorfozën mes politikës dhe krimit dhe se si u shfry operacioni i SPAK.

Çela theksoi se operacioni i SPAK ishte i vonuar dhe një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar.

Sipas Çelës, SPAK duhet t’i kishte arrestuar që para 2 vitesh këto banda pasi shteti belg i ka dërguar fletë-arresti por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi, qeveria i ka përdorur këto banda kriminale për të marrë vota në zgjedhjet e vjetshme lokale.

Çela: Operacioni i SPAK ishte i vonuar dhe një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar. Them e vonuar sepse prej 2 vitesh partnerët e Shqiëprisë i kanë çuar institucioneve tona letra dhe fletë-arreste për shumicën e këtyre emrave që duhet të ishin arrestuar. Policia belge ka 2 vite që këto banda kriminale do duhej të arrestoheshin dhe të ekstradoheshin për llogari të shtetit belg. Kjo nuk ka ndodhur pasi vitin e kaluar ata janë përdorur nga qeveria janë shfytëzuar për të bërë vota për pushtetin lokal. Kjo është ndier edhe në Pogradec, Tiranë, Shkodër ku janë me pamje dhe figurë të këtyre bandave kriminale që kanë qënë në qëndrat e votimit dhe problemi është se SPAK është jo vetëm i vonuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco