Berisha: Ky brigant voton ligjin që këto prona të privatizohen nga ai së pari vetë me Alabarin, nga Olsi Rama me Gaz Demin dhe trafikantë e drogmenë

Berisha: Ky brigant voton ligjin që këto prona të privatizohen nga ai së pari vetë me Alabarin, nga Olsi Rama me Gaz Demin dhe trafikantë e drogmenë

20:31, 19/05/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama se voton ligje që të privatizojë pronat pa kompensuar më parë pronarët që nuk e kanë marrë pronën e tyre.

‘Ky brigant voton ligjin që këto prona të privatizohen nga ai së pari vetë me Alabarin, nga Olsi Rama me Gaz Demin dhe trafikantë e drogmenë’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq!

Prona publike që mund të ndryshojë destinacion jepet para së gjithash, mbi të gjitha, kompensim pronarëve që nuk kanë marrë pronën e tyre.

Të rrëmbesh, të plaçkisësh pronën publike që është pronë e qytetarëve, për të ja dhënë vetes, vëllait, trafikantëve, je një i pashpirtë, i pangopur, tejkalon çdo lloj limit.

Çdo metër tokë, çdo pronë publike që mund të tjetërsohet duhet ti kalojë vetëm pronarëve, pronarëve, pronarëve.

Ky është krim i shëmtuar miqtë e mi.

Mos harroni se janë me qindra e qindra ndërtesa mbi troje private dhe e kërkon ligji, morali, që çdo metër katrorë tokë publike që mund të tjetërsohet të kalojë tek privati pronar, tek privati ish pronar.

Qeveria e PD-së, miqtë e mi është qeveria që bëri 230 mijë shqiptarë pronarë  të apartamenteve publike. I bëri pronar me çmime simbolike, i bëri pronar për tu shpërblyer atë mund, atë djersë të tmerrshme që kishin derdhur në një sistem barbar dhe kishin përfunduar më të varfrit e botës.

Qeveria ktheu apo kompensoi, 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metër katror tokë, pronarëve legjitim.

E drejta duhet të bëhet.

Dhe nga këto reforma përfituar 510 mijë shqiptarë. Por qeveria la të regjistruar dhe 75 mijë hektarë tokë për të kompensuar pronarët që akoma nuk ishin kompensuar.

Edi Rama fondin e kompensimit ua dha trafikantëve, drogmenëve, kriminelëve në miliona e miliona metër katror tokë.

Dhe tani, ky brigant voton ligjin që këto prona të privatizohen nga ai së pari vetë me Alabarin, nga Olsi Rama me Gaz Demin, etj., etj., soj e sorollop hajdutësh që po i pinë gjakun këtij kombi.

Nuk keni pasur, nuk patur kombi armik si ky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco