Berisha: Erion Veliaj, jashtë nga bashkia. Koha të vendosim, çdo ditë që kalon është në favor të kriminelëve, në favor të mafias

Berisha: Erion Veliaj, jashtë nga bashkia. Koha të vendosim, çdo ditë që kalon është në favor të kriminelëve, në favor të mafias

20:47, 19/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që të dalë jashtë nga bashkia, pas skandaleve të pafundme financiare dhe korruptive që kanë përfshirë.

‘Erion Veliaj, jashtë nga bashkia. Është koha të vendosim, çdo ditë që kalon është në favor të kriminelëve, është në favor të mafias’, u shpreh Berisha.

Berisha: A është parlament ky, a është parlament ky?

A nuk është ky një institucion krimi përbindëshish. Cili ligj, cili vend në botë ka ligj për sterilizimin e adoleshentëve dhe pse, vetëm e vetëm që shushunjëza tjera, mafia tjetër të përfitojë, ti ketë nesër pacientë dhe klientë, për ti rrjepur ata.

Gjithçka vendos mafia, gjithçka është në duart tuaja, gjithçka varet nga guximi juaj.

Ndaj dhe të martën, Erion Veliaj, jashtë nga bashkia.

Qytetarë dhe qytetare, është koha të mendojmë, është koha të vendosim çdo ditë që kalon është në favor të kriminelëve, është në favor të mafias, është në favor të kriminelëve.

Mos harroni, sheshet na presin, beteja na pret, të gjithë në këmbë për ti përzënë këta gangsterë që po i shkatërrojnë shqiptarëve, familjen, pronën, dinjitetin, po i përzënë, po shpopullojnë vendin, po i përzënë nga vendi i tyre.

Ndaj dhe të martën në ora 11 të gjithë te bashkia.

Fitore, fitore, fitore.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco