Vula e PD/ Paloka: Të urojmë për sa më shumë gjyqtarë që të mos i binden urdhrave politikë të Ramës!

Vula e PD/ Paloka: Të urojmë për sa më shumë gjyqtarë që të mos i binden urdhrave politikë të Ramës!

14:18, 11/06/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Edi Paloka, e ka parë vendimin për dhënien e vulës Partisë Demokratike si një shpresë edhe për drejtësinë e këtij vendi.

“Në radhë të parë ne morëm atë që na takonte prej kohësh, - tha Paloka nga selia e PD-së, - por është shpresë jo vetëm se vula dhe simbolet u kthyen aty ku duhej të ishin prej kohësh, por me këtë sinjal që dhanë sot ka një shpresë dhe për drejtësinë.

Të urojmë që të ketë sa më shumë gjyqtarë që të mos i binden urdhrave politikë të Ramës, por të shohin atë që është e drejta, që është në të mirën dhe në interesin e të gjithë shqiptarëve,” tha ai.

Paloka nuk mungoi të tërhiqte edhe vëmendjen për një çështje: “Thirrja jonë ka qenë e vazhdueshme për të gjithë demokratët, - vërejti ai, - por dua t’u kujtoj cave... që deri ditën e fundit deklaronin se “ne do të shkojmë andej nga shkon vula”... dhe këtë nuk e kam me anëtarët e thjeshtë. E kam me ata që rrinin rrotull Bashës! Por kam frikë se këtë e deklaronin me idenë se do ta merrnin vulën. Të shohim çfarë do të bëjmë tani”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco