Shembja e Teatri Kombëtar/ Meta: Krim barbar që nuk amnistohet kurrë

Shembja e Teatri Kombëtar/ Meta: Krim barbar që nuk amnistohet kurrë

09:37, 17/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se katër vite pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, nuk është ndërtuar ende një godinë e re, ndërkohë që ende nuk ka drejtësi për atë që e konsideroi një krim barbar të shembjes në mes të errësirës.

POSTIMI I PLOTE:

Katër vite pas krimit barbar të shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar, në mes të errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk ka as Drejtësi dhe as “Teatër të ri”.
Ky akt kriminal ende sot mbetet pa përgjegjës!

“Drejtësia me regji” jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes, për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet.

Ky krim barbar i Edi Ramës dhe Erion Veliaj nuk do të amnistohet kurrë dhe mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe vijojnë të mbajnë zgjuar ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare duke vijuar protestat para Bashkisë së Tiranës!

Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!

Koha për Drejtësi dhe Llogaridhënie po afron!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco