Eshtë në nderin e liridashësve të manifestojnë për burgosjen politike të Sali Berishës

Eshtë në nderin e liridashësve të manifestojnë për burgosjen politike të Sali Berishës

Nga Ndriçim Kulla - 19/05/2024

Sjellja publike e Ilir Metës disa ditë më parë në “Rrugën e Shpresës” kur iu bashkua qytetarëve të tjerë në mbështetje të Dr.Sali Berishës, tashmë i provuar në sytë e botës si i vetmi i përndjekur politik në Europën Demokratike  ishte mjaft kuptimoplotë, sidomos për bluzën e zezë që kishte veshur me mbi shkrimin” lironi Sali Berishën”.

Kam pare dhe politikanin Flamur Noka me një veshje të tillë me portretin e liderit demokrat të burgosur politik në parlament. Kam parë dhe vajzën e tij Argitën, por kam parë edhe qindra veprimtarë të tjerë të përkushtuar në kauzën e lirisë. Mos është vetëm fillimi i një reagimi qytetar të organizuar si reagim i burgosjes politike të liderit të opozitë me qëllimin e vetëm për ta përjashtuar Parlamenti dhe nga zgjedhjet e përgjithshme të pushtetit qëndror të vitit 2025?

Po të ishte kështu unë them se është sporadik, duhej më i strukturuar, më i nxitur dhe më i masivizuar, sepse është i vonuar.

Eshtë në nderin e çdo liridashësi që e manifeston me zemërim burgosjen politike të drejtuesit të parë të opozitës shqiptare, sepse ky është para së gjithash një reagim publik ndaj lirisë.

Personalisht, më duket si një ide interesante që duhet zhvilluar më tej në mënyrë krijuese në mbështetje të liderit politik të opozitës i cili po  mbahet i arrestuar pa asnjë provë dhe akuzë; sepse ka lindur, sepse ka jetuar në botën politike, sepse ka bërë reforma social-politike, sepse ka pushuar nga puna sekretar të parë, kryetar komitetesh, gjeneralë, kolonelë, zyrtar të lartë të cilët nuk ia falin kurrë, sepse ka bërë ligje trasformuese etj, etj…

Ata e shfrytëzuan amnistinë social-politike me zvëndësimin paqësor të sistemit, por nuk e respektuan atë.

Kjo ide e materializuar mendoj se duhet t’i bashkohet luftës që bën çdo opozitarë sot, për t’i gjallëruar sa më shumë argumentet e një rezistence popullore në ndalimin e revanshit politik të hakmarrjes klasore të regjimit.

Arrestimi i tij po kristalizohet çdo ditë e më qartë, se nuk është gjë tjetër, veçse një pseudohetim i montuar politik, ku nuk ka akuzë, nuk respekton asnjë afat procedurial ligjor hetimi dhe zhvillohet  tërësisht në një anormalitet të plot juridik të denjë për vëndet diktatoriale.

Ne e shikojmë çdo ditë se procesi i hetimit dhe i gjykimit shpreh një krizë  të tmerrshme me një cikël të mbyllur, ku afati i përfundimit të një   procesi kthehet tek fillimi. Ai është një esencë e cinizmit, padrejtësisë, arrogancës dhe  një sistemi drejtësie të inkriminuar.

Lufta për të mbrojtur Sali Berishën, megjithse edhe kjo nuk mund të përjashtohet, nuk është thjesht si një çështje e lidhur me sentimente të botës njerëzore për një padrejtësi. Parësisht, ajo është një çështje, që ka të bëjë me lirine në kuptimin universal.

Duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha instrumentet në një kohë reale, ku regjimi i ka bllokuar të gjitha valët nga ku përhapet e vërteta. Unë them se nuk ka rrethim pa dalje.

 Edhe një bluz me mbishkrimin “lirojeni nga burgu politik Sali Berishën” ndonse dikujt mund t’i duket si diçka fare e thjeshtë, mendoj se në këto kushte kemi nevojë edhe për këtë. Ajo mund të bëjë diçka, për të treguar atë hakmarrje të verbër që përpunohet në skutat e errëta të sistemit të sotëm të kapur të drejtësisë dhe që për fat të keq  nuk e bën shtypi i blerë nga pushteti.

Kjo sjellje do shprehte në vetvete nje reagim  popullor të besueshëm që i sherben kauzës.

Është një qëndrim i imponuar thellë i cili na detyron të bëhet për shkak të kushteve subversive që i janë imponuar censurimit të shtypit të lirë, televizionit dhe mjeteve të informacionit. Ne duhet të shfrytëzojmë gjithçka dhe nuk duhet të hezitojmë të improvizojmë gjithçka. Ky lloj “novacioni” i thjeshtë për sensibilizimin e çështjes do t’i shërbente më mirë kauzës së lirisë dhe pluraluzmit. Ashtu si një instrument reklame ajo vret “gjithësinë  e ndënjur “ të opinionit publik të imponuar nga regjimi në këtë vend, për një padrejtësi të madhe shoqërore që është krijuar nga regjimi. Koha po e vërteton dita ditës se nuk kemi të bëjmë më me një sistem demokratik, por me një pushtet autoritar, i cili i ka kapsuluar të gjitha pushtetet.

Sistemi i drejtësisë me Spak-un në ballë është trasformuar në një fabrikë manipulimesh, ku prodhohen vetëm vendime politike në shërbim të jetëgjatësisë së pushtetit.

Me një manifestim të tillë, gjithësecili, që ka  brënda vetes ndjeshmërinë e kësaj padrejtësie mund ta shpërndajë me vullnet të lirë   mesazhin” lirojeni Sali Berishën nga burgu politikë”.

Ne duhet ta sfidojmë me çdo mënyrë shypin e shurdhër, shtypin e parave të pista, shtypin vegël të regjimit.

Unë nuk jam ithtar i askujt dhe as i Sali Berishës.

Si shumica e njerëzve mendoj se, si çdo njeri ose poltikan edhe Berisha nëse ka vend për t’u hetuar të hetohet, por me drejtësi dhe nëse ka shkelur ligjin të përgjigjet. Por jo kështu.

Qëllimi i burgosjesë së tij po ndrit në dritën e diellit se është inskenim me regji politike për t’i ndërprerë rrugën e aktivitetit të tij politik dhe kjo, një vit para zgjedhjeve parlamentare, çka dotë thotë ndërhyrje e pastër politike në zgjedhjet parlamentare.

Do jetë një mënyrë shumë qytetare për të sensibilizuar rrezikun që po e kërcënon  demokracinë shqiptare sot.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco