Lajmi i fundit

Vendimi/ Reagon kryetari i PD, Sali Berisha: Sot fitoi demokracia, qëllimi ynë i përbashkët, rikthimi i shpresës tek shqiptarët

‘Shqipëria kundër shpopullimit’ ndalet në Peshkopi/ Aktivisti ngre alarmin: 38% e dibranëve kanë ikur

18:40, 19/05/2024
A+ Aa A-

Peshkopia është takimi i 16-të në rradhë i lëvizjes patriotike ‘Shqipëria kundër shpopullimit’, takim i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve dibrane dhe përfaqësuesve dhe eksponent lokal të Partisë Demokratike.

Në panel u diskutuan çështje të rëndësishme, siç janë fenomeni i shpopullimit, censusi, marrëveshja Rama-Meloni etj.

Aktivisti Aulon Kalaja ka folur me tone të ashpra në lidhje me faktin e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria dhe me indinjatë të thellë mbi vendimet e qeverisë Rama për kthimin e Shqipërisë në kamp refugjatësh.

Sipas Kalasë, këtu kemi të bëjmë me një axhendë për shpopullimin e Shqipërisë, nuk kemi të bëjmë me një lëvizje të lirë siç politika do ta quaj rëndom, pasi sipas tij rreth 38% e dibranëve janë larguar nga vendi.

Ajo që po ndodh në Shqipëri, shifrat janë të frikshme kur kemi parasysh që sipas informacioneve tona në Shqipëri jetojnë tanimë më pak se 1 milion e gjysmë banorë. Kjo është një shifër e frikshme, pothuajse jemi kthyer 100 vite prapa”, tha aktivisti Aulon Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco