Berisha: Ligji për surrogacinë i hap rrugë sterilizimit të adoleshentëve. Kjo lidhet me mafian që nesër ti ketë klientë në klinikat e surrogacisë

Berisha: Ligji për surrogacinë i hap rrugë sterilizimit të adoleshentëve. Kjo lidhet me mafian që nesër ti ketë klientë në klinikat e surrogacisë

20:44, 19/05/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar ligjin për surrogacinë që mazhoranca e Edi Ramës do ta votojë në parlament.

‘Ligji për surrogacinë i hap rrugë sterilizimit të adoleshentëve. Kjo lidhet me mafian që nesër ti ketë klientë në klinikat e surrogacisë’, u shpreh Berisha.

Berisha: Në misionin e tij, ky po i shkatërron kombit pronën dhe familjen. Ka shndërruar Shqipërinë në eksperimentin e degradimit të plotë të familjes, si në asnjë vend tjetër.

Miqtë e mi!

E filloi me prindin 1 dhe prindin 2 dhe e përfundoi me krimin e fermave të surrogacisë, ky kriminel monstruoz, akt të cilin parlamenti Europian e shpalli krim të shëmtuar.

Qytetarë dhe qytetare.

Unë i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj, dinjitetit tuaj, moralit tuaj, ngrihuni të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë të keqe, se për ju, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, mafia dhe vetëm mafia do të vendosë nëse nuk ngrihemi.

Të dashur miq!

Ju e dëgjuat debatin për ligjin e surrogacisë, e krimit më monstruoz familjar në shekujt dhe mijëvjeçarë.

Por ai ligj kishte edhe një kolonë e cila nuk u komentua sa duhet.

Cila ishte kolona; ishte neni që i hapte rrugën sterilizimit të adoleshentëve. A mund të ketë mendje më monstruoze se sa, të bësh ligj për të sterilizuar adoleshentët.

Miqtë e mi!

Po me se lidhej kjo? Kjo lidhej me mafian dhe vetëm mafian.

Po pse? Sepse nesër, këto vajza do të kërkonin të bëheshin nëna dhe tani rrugën e vetme do të kishin surrogacinë. A e kuptoni se se çfarë djajsh janë këta.

Për të rritur klientelën e klinikave të mafias, këta të pashpirtë, këta të pafytyrë nuk lanë ligj pa vendosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco