A rikthen dot vula Partinë Demokratike në pushtet?!

A rikthen dot vula Partinë Demokratike në pushtet?!

Nga Bledian Koka - 11/06/2024

Një vit më parë pas një bisede që patëm me Sali Berishën në studion e Task Forcë në Syri TV u ulëm në mbarim të emisionit për një takim të shkurtër! 14 Maji ishte akoma një histori rrënqethëse rezultatesh  të një Partie Demokratike pa vulë, e strehuar me qera nën logon e LSI-së!

Në përfundim të bisedës e pyes Doktorin “po me partinë Doktor çdo bëhet?... “Do ta marrim”-mu drejtua me një bindje që më shumë më dukej si vetëkurajo sesa si shpresë tek një Drejtësi që funksionon logjikshëm! Kush e vendosi vulën, vetëdija e Sali Berisha apo “Drejtësia e kapur”? Se çfarë është Shqipëria sot dhe çfarë drejtësie ekziston në të është debat i shteruar! Narkoshteti është ulur këmbëkryq mbi kurrizin e shqiptarëve. Ama sot në 11 Qershor ka ndodhur zhbërja e një nonsensi juridik që vështirë se mund ti gjesh rast analog në të gjithë botën! Sali Berisha ka aftësinë të parashikojë fatin e tij “të paktën atë politik! Koha e ka treguar këtë sa herë që e kanë bërë për të mbaruar politikisht.

Shpërfaqja në tryezën e intelektualëve në fund të viteve 80 me idenë utopike të pluralizmit. Marrja e frerëve të shtetit në 1991-shin, largimi dramatik në vitin e pakohë 97, rikthimi në vitin 2005 dhe rishpikja në shtator të vitit 2021 i japin atij kredencialet e një profeti të pashpallur të së djathtës shqiptare! Një fati të parashkruar të cilit ai vetëm duhet ti qëndrojë besnik në parimet e një politikani që nuk ndryshket, por thjeshtë ndyrshon formën në shërbim të qëllimit final. Me rimarrjen e partisë Sali Berisha ka një premtim tjetër për të përmbushur, ndoshta i fundit në karrierën e tij politike! Rikthimin e të djathtës në pushtet! Mesazhi i sotëm i Sali Berishës pas vendimin unanim të Gjykatës së Apelit që vulën dhe simbolet ua kthen demokrtëve, kishte një mesazh shumë të rëndësishm për të gjitha ata që duhet të kuptojnë! “Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!”- shkroi Berisha pas publikimit të vendimit!

Thënë kjo?...

…Sali Berisha është nisur të fitojë zgjedhjet e ardhëshme! Në këtë rrugëtim ka vend për të gjithë, pa përjashtuar askënd! Askënd! Situata është tragjike, por e qëndruëshme do të thoshte Çurçilli! Por fitorja është atyre që e besojnë! Shqipëria ka një mundësi të fundit për të zhbërë asgjësimin e vetvetes nën regjimin e Edi Ramës! Në krye të kësaj përpjekje qëndron një njeri që prodhon politikë qoftë edhe duke dalë në ballkonin e apartamentit të tij. Shpërfaqja e këtji lloj politikani në të gjithë dimension e tij vetpërmbushës është një garanci se e pamundura në dukje mund të kthehet në një mundësi për të gjithë.

Edhe për “lulzimsat”! Sali Berisha është njeriu më institucional që ka prodhuar klasa politike në në 33 vite! Ai vepron institucionlisht sepse është qartazi terreni që ai e njeh mësëmiri, kjo shpjegon edhe këmbënguljen e tij për rimarjen e simboleve dhe vulës së Partisë Demokratike! Fakti që nuk braktisi asnjë moment këtë përpjekje në 3 vitet e fundit tregon se ai është çelësi që do të shpërfaqë të gjithë strategjinë në vazhdim të rikthimit të PD-së në pushtet! Shfaqja për ata që duan të shohin sesi politika funksionon është e gjitha për tu parë! 

p.s…Deri në fund, deri në FITORE!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco