‘Për ne ligji, për ata ‘Maliqi’/ Teliti: 34 mln euro të dhëna nga UKT për anëtarin e shtabit politik të Erion Veliajt!

‘Për ne ligji, për ata ‘Maliqi’/ Teliti: 34 mln euro të dhëna nga UKT për anëtarin e shtabit politik të Erion Veliajt!

20:15, 19/05/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti ka shpjeguar aferën e radhës të Bashkisë Tiranë të denoncuar nga emisioni ‘Plug’.

Sipas Telitit, ky denoncim është një tjetër provë e shkeljes së hapur të ligjit, një tjetër provë se si pushteti gllabëron çdo qindarkë dhe pronën private të shqiptarëve, një tjetër provë që për Erion Velinë, Edi Ramën dhe të gjithë enturazhin e tyre të bësh pushtet do të thotë të bësh biznes.

‘Janë 34 milionë euro të dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe UKT-ja ndaj njërit prej anëtarëve kryesorë të shtabit të Erion Velisë në zgjedhjet e 2023, atij që ishte përgjegjës për zonën e Zall Herrit dhe që i solli me krenari rilindëse rezultatin e votave të vjedhura Erion Velisë duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve, këta që tjetërsojnë vullnetin, pronën, paratë e taksapaguesve meritojnë ndëshkimin ligjor dhe përballjen me drejtësinë. Për ne qyetetarët e ndershëm vlen ligji dhe për ata vlen vetëm ‘Maliqi’, u shpreh Teliti në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

Teliti: Sapo patë një tjetër provë të shkeljes së hapur të ligjit, sapo patë një tjetër provë se si pushteti gllabëron çdo qindarkë dhe pronën private të shqiptarëve, sapo patë një tjetër provë që për Erion Velinë, Edi Ramën dhe të gjithë enturazhin e tyre të bësh pushtet do të thotë të bësh biznes pasi janë 34 milionë euro të dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe UKT-ja ndaj njërit prej anëtarëve kryesorë të shtabit të Erion Velisë në zgjedhjet e 2023, atij që ishte përgjegjës për zonën e Zall Herrit dhe që i solli me krenari rilindëse rezultatin e votave të vjedhura Erion Velisë duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve, këta që tjetërsojnë vullnetin, pronën, paratë e taksapaguesve meritojnë ndëshkimin ligjor dhe përballjen me drejtësinë. Për ne qytetarët e ndershëm vlen ligji dhe për ata vlen vetëm ‘Maliqi’. ‘Maliqi’ që i pasuron nga njerëz që janë askushi dhe një ditë e shohin veten miliardiera të mara padrejtësisht dhe në shkelje të hapur të procedurave.

Kjo nuk është Tirana që ne duam. Nga Shqipëria duhet të largohen ata që janë uzurpator, që janë mashtrues që janë kriminelë që janë hajdutë dhe ne qytetarët e ndershëm duhet të rezistojmë siç kemi bërë këto 4 muaj dhe do vazdojmë të jemi në krah të këtij burri që është i vetmi i burgosur politik i vitit 2024 në Europën e zhvilluar dhe mbahet brenda pa pasur asnjë provë.

Mjaft me burgosje politike por të shkojnë drejt burgosjes së atyre që kanë vjedhur dhe vjedhin paratë dhe të ardhmen e taksapaguesve shqiptarë.

Të qëndrojmë të gjithë së bashku për të bërë ndryshimin e madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco