Minatorët protestë para Kuvendit: Përkojnë miratimin e statusit të veçantë, pensionet nuk na dalin as për ilaçe

Minatorët protestë para Kuvendit: Përkojnë miratimin e statusit të veçantë, pensionet nuk na dalin as për ilaçe

09:56, 09/05/2024
A+ Aa A-

Minatorët po mbajnë sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, pak para nisjes së seancës.

Ata kanë kërkuar kushte ekonomike dhe statusin e minatorit.

Minatorët kanë deklaruar se pensionet që marrin janë tejet të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për të blerë ilaçe e jo për të jetuar.

“Minatorët duan status duan kushte ekonomike. Ju na keni lënë në mjerim dhe tani po vuajmë. Secili nga ne ka 2-3 palë ilaçe me vete. Pensioni qesharak që na keni dhënë nuk na del as për ilaçe”, tha njëri prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco