Osmani: Kosova është sot histori suksesi e mbështetjes së SHBA-ve

Osmani: Kosova është sot histori suksesi e mbështetjes së SHBA-ve

07:30, 09/05/2024
A+ Aa A-

Dallas - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte një diskutim përmbajtjesor në World Affairs Council në Dallas mbi rrugëtimin e Kosovës dhe zhvillimet në vend në dritë të dinamikave sfiduese globale.

Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se Kosova është sot histori suksesi e mbështetjes së Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova është sot histori suksesi e mbështetjes së SHBA-ve, teksa Serbia me miqtë e saj po duan të godasin vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane duke punuar kundrejt gjithçkaje që kanë bërë SHBA-të në rajonin tonë”, ka thënë Osmani .

Sipas saj, angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshme për garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është garancë për siguri në tërë kontinentin evropian, por edhe në  SHBA, po ashtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco