Shpërthimi në banesën e gjyqtarit, Bardhi: Ngjarja të zbardhet menjëherë, autorët të bëhen shembull…

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit, Bardhi: Ngjarja të zbardhet menjëherë, autorët të bëhen shembull…

15:28, 28/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, në banesën e gjyqtarit, Tonin Stërkaj.

Në një postim në rrjetin social “X” ai i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët.

“Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve”, shkruan Bardhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco