Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel

07:09, 25/04/2024
A+ Aa A-

Prishtinë - Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, tha për RTKlive se sot do mbahet takimi i radhës në Bruksel.

"Të enjten zhvillohen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut", tha ai.

Ndryshe rundi i fundit i bisedimeve u zhvillua më 18 prill dhe kishte përfunduar pa ndonjë sukses. Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e BQK-së, për përdorim të parasë së gatshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco