‘Diplomatë me regji’/ Vasili nxjerr VIDEO-n kur Ilir Meta denonconte aferën e inceneratorëve në Sharrë

13:14, 04/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka publikuar një denoncim të Ilir Metës rreth 2 vite më parë në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili i ka quajtur diplomatët në Shqipëri me regji, si dhe drejtësinë me regji, e cila nuk veproi në atë kohë ashtu sikundër edhe sot, duke i shërbyer pandëshkueshmërisë së mafiozëve Veliaj dhe 5D.

Postimi i plotë:

Diplomate me regji shiheni kete Video!

Ne shtator te 2022, afer dy vjet me pare Ilir Meta denonconte publikisht ne Sharre, pikerisht pak metra larg Inceneratorin e Tiranes, qe nuk ekzistonte dhe qe nuk ekziston edhe sot e kesaj dite.

Drejtesia me regji nuk veproi ne ate kohe ashtu sikurse vazhdon edhe sot duke i sherbyer pandeshkueshmerise se mafiozeve Veliaj dhe 5D.

Per fat te keq Drejtesise me regji ne vend qe ti rrine perballe i rrijne ne krah edhe disa diplomate me regji.

Kjo Video tregon gjithshka, ndaj ta shohin dhe te pakten te heshtin, perderisa nuk guxojne te flasin dot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco