Një pretencë fajësie ndaj SPAK derisa 'të gjejë' fajtorët...

Një pretencë fajësie ndaj SPAK derisa 'të gjejë' fajtorët...

Nga Gent Strazimiri - 04/05/2024

Akti i parë që ka miratuar, është përgatitja e terrenit për inceneratorët duke shfuqizuar ligjin "Për Menaxhimin e integruar të mbetjeve"!

E ka bërë menjëherë pasi ka detyruar Keshillin e Ministrave të votojnë "Kodin e heshtjes"!

Praktikë tipike mafioze, korleoneze madje, një lloj akti fillese përpara se të pranohesh në organizatë!

Është 15 shtatori i 2013, mbledhja e parë e qeverisë, pa i bërë akoma 48 në zyrën e Kryeministrit...

Krejt i kthjellët për çfarë do të bënte, si do ta bënte dhe me çfarë përfitimi!

Intencion i pastër kriminal, i parapërgaritur, i mirëmenduar, me mbështetje mediatike dhe financiare, madje që në opozitë...

Po ashtu, vota e parë si drejtues i mazhorancës në Kuvend, ka qenë rrëzimi i ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", i miratuar vetëm pak muaj më parë nga mazhoranca e PD...

Shfuqizoi një ligj të përgatitur me asistencë ndërkombëtare, praktikisht i kopjuar fjalë për fjalë nga legjislacioni më i avancuar që ekzistonte në Evropë, bazuar mbi seleksionimin, grumbullimin dhe konservimin e jo mbi djegien...

Ky qe momenti kur u shua sikur të mos kishte ekzistuar kurrë edhe e ashtuquajtura "Aleanca kundër Importit të Plehrave", përfaqësuesit zyrtarë e jo zyrtarë të së cilës i gjen me shumicë në borderonë e Erion Veliajt si "këshilltarë" të brendshëm e të jashtëm.

Televizionet ku mbinë në atë kohë "aktivistët" e që sot heshtin po ashtu, rezultojnë përfitues fondesh direkt nga kompanitë e inceneratorëve, ose të shpërblyer në forma të tjera duke nisur nga falja e trojeve të destinuara për shkolla, në mes të Tiranës, e deri tek lejet e ndërtimit dhe tenderat qeveritare e bashkiake....

Akti nr.1 i Këshillit të Ministrave "Rama", nuk ka qenë vepër e Arben Ahmetajt, as e Lefter Kokës e aq më pak e Alqi Blakos...

Ai akt ka një emër, një mendje, një dorë dhe një fytyrë: Edi Rama!

Intencioni kriminal dhe parapërgatitja e mega-vjedhjes, madje që kur ishte në opozitë, vërtetohet edhe nga fakti se është kujdesur që në asnjë akt të mos ketë firmë të tijën, me shpresën se i ikën edhe përgjegjësisë penale...

Fillimi i procedurave të realizimit të mega-vjedhjes, ecën paralelisht me "reformimin" e drejtësisë, në mënyrë që të pillte të vetmen strukturë tek e cila të siguronte pandëshkueshmërinë: SPAK...(?!)

Ende sot, SPAK "nuk gjen dot" se cili është personi mbi zv/kryeministrin që ka pushtetin të mbledhë 17 herë brenda ditës Këshillin e Ministrave, për të miratuar po aq VKM për inceneratorët!

SPAK ende sot nuk gjen dot se cilët janë pronarët faltikë të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, megjithëse pagesa 80 mijë euro në ditë vazhdon e derdhet në bankë... (?!)

SPAK nuk e gjen dot se kujt i përket llogaria bankare në fjalë por nuk ndërpret as pagesat... se kush e di, mbase bëhet i gjallë titullari i llogarisë... (?!)

I gjithë arsyetimi më sipër, përmes fakteve publike të lidhura në mënyrë të logjikshme sipas rregullit motiv-shkak-pasojë, do të duhej të kishin qenë pjesë e pretencës së SPAK ndaj fajtorit ose fajtorëve...

Por fajtorë nuk ka ende zyrtarisht, megjithëse të gjithë ua dinë emrat, përveç SPAK...

Deri atë ditë, "afërmendsh" që kjo pretencë bie mbi SPAK, si bashkëpunëtor, përfitues e shpërdorues detyre, si element kriminogjen në fushën e korrupsionit, si obstruktues i hetimeve dhe pengues të drejtësisë për zbardhjen e së vërtetës!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco