SYRI TV/ Banorë e tregtarë të Belshit sërish në protestë, banorët: Për të shkuar në treg duhet taksi

13:37, 04/05/2024
A+ Aa A-

Tregëtar dhe banorë të Belshit kanë protestuar sërish në lidhje me zhvendosjen e tregut që po i bën bashkia e këtij qyteti. Në vendin ku ka qenë tregu ekzistues bashkia ka vendosur barriera betoni, ndërsa banorët thonë se institucioni vendor po tenton ta zhvendos tregun në një vend të papërshtatshëm dhe shumë larg nga qytetit dhe zonat e banuara. Ndonëse kërkesat e banorëve kanë qenë të vazhdueshme që tregu të mos zhvendoset, bashki e Belshit është përgjigjur me bllokim rrugësh me blloqe betoni.

SYRI TV

Zhvendosja e tregut nga qyteti i Bleshit në periferi, rreth 4 km larg ka ngritur sërish në protestë banorët dhe tregëtarët e këtij qyteti. Tregëtarët thonë se bllokimi i tregut ekzistues ka ndikuar në ekonominë e tyre duke bërë që prej tre javësh ata të mos fitojnë asgjë, ndërsa produktet e tyre të shkojnë dëm.

Ndërkohë banorët e zonës thone largimi i tregut i pamundëson që ata të marrin produkte të freskëta. Sipas banorëve për të vajtur në treg ata duhet të marrin taksi...

Anëtarë të këshillit bashkiak nga radhët e opozitës thonë se kërkesa e tyre për ta negociuar cështjen e tregut është pritur me refuzim nga ana e mazhorancës duke vendosur atë cfarë ka ndërmarrë kryetari i bashkisë.

Banorët dhe tregëtarët e Belshit thonë se nuk do të ndalin protestat e tyre deri sa Bashkia të rikthejë mundësinë që ata të tregëtojnë produktet e tyre në vendet e mëparshme. Nga ana tjetër bashkia i kërcënon ata me burgosje nëse nuk do të tërhiqen nga protestat.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco