'Shteti i kapur nga krimi'/ Alizoti: Ministri i Brendshëm ka frikë të përmendi emrat e banditëve të zonës ku është zgjedhur

20:45, 17/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti ka folur për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me eksponentë të krimit në Shqipëri dhe marrëdhënia e qeverisë socialiste me ta.

Alizoti theksoi se ministri i Brendshëm, Taluant Balla është frikësuar nga sfida që deputeti i PD-së i bëri në Parlament për të përmendur emrat e bosëve të krimit.

‘Në Shqipëri shteti nuk ka asnjë emër për trafikantët më të mëdhenj të drogës. Në Shqipëri lufta nuk është bërë me emra’, u shpreh Alizoti.

Gjithashtu Alizoti u shpreh se ‘njerëzit më të rëndësishëm, kryeministri drejtuesi i qeverisë, Ministri i Brendshëm ka frikë t’i përmendi banditët e zonës së vetë ku ëshë zgjedhur’.  

Alizoti: Në fjalimin e të enjtes së kaluar kam thënë që Shqipëria është i vetmi vend në botë që e lufton krimin apo narko-trafikun pa emra. Dhe vendet më të rrezikshme të botës që kanë kartele droge, ministri i Brenshëm që i ndjek operacionet i përmend me emra.

Nga deklarata ime ministri i Brendshëm është trembur. Është pyetje ekzistenciale. Nuk i kam përmendur më kotë emrat e këtyre vendeve problematike, si psh. Meksika që është shumë e rrezikur nga kartelet e drogës, prodhuesit më të mëdhenj të botës për kokainën, ama shteti, ministri i Brenshëm i denoncon me emra, në Shqipëri kjo nuk ekziston. Nuk guxon shteti  të emërtojë të kallëzojë emrat, nuk po them t’i kapi që duhet t’i kapi, po të thotë filani i këtij lloj grupi por këto janë vetëm muhabete tavolinash. Ministri i Brendshëm e ka detyrë institucionale shtetërore sepse ai drejton operacioni ministrinë që garanton sigurinë e vendit.

Në Shqipëri shteti nuk ka asnjë emër për trafikantët më të mëdhenj të drogës. Në Shqipëri lufta nuk është bërë me emra.

Kjo është tezë politike për Shqipërinë, pra këtu qeveria bashkëpunon me këta. Nëse ti që drejton një qeveri nuk ke guxim të përmendësh të identifikuarit e bosëve të krimit dhe trafikut në Shqipëri, do të thotë o ke frikë nga ata o i ke miq ata, pra ti je i kapur nga ata. Një pjesë e tyre i përdorin për zgjedhje, një pjesë të tyre i përdorin për korrupsion, pra Shqipëria është realisht e përfshirë.

Njerëzit më të rëndësishëm, kryeministri drejtuesi i qeverisë, Ministri i Brendshëm ka frikë t’i përmendi banditët e zonës së vetë ku ëshë zgjedhur. Në momentin që dikush bën detyrën dhe ti e pyet, po, të thotë më pyete për katër po të them 44.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco