VIDEO/ Muçollari: Shoh frikë në sytë e Veliajt, qeveria e ka kthyer korrupsionin në sistem

16:47, 04/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të folur rreth protestës kundër vjedhjeve galopante që po bën kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari.

Muçollari është shprehur qeveria dhe kryetari i bashkisë së Tiranës e kanë kthyer korrupsionin në sistem

"Shmangia ndaj gazetarëve dhe qytetarëve është pasojë e përgjegjshmërisë që po qeveris Veliaj. Në këto momente është në një pozicion shumë të keq pasi është kapur duke vjedhur, po të vini re ai po mundohet të shfaqë me tepri siguri që nuk e ka tashmë.

Njerëzit janë të shqetësuar dhe të bezdisur nga kjo vjedhje aq hapur, ata janë të shqetësuar sepse përveç se po vidhen ata po trajtohen si njerëz që nuk vendosin dot për fatet e tyre.

Qeveria e ka kthyer korrupsionin si një sistem të tyre dhe e shoh frikën të reflektuar nga Veliaj pasi po mundote në çdo formë të ndryshojë perceptimin shoqëror dhe janë të aftë të nxjerrin të palarat e tyre vetëm që të shfokusojnë opinion publik. Zullumi është aq i madh sa që shoqëria nuk e pranon dhe nuk do ta pranojë më."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco