Skandali me kryebashkiakun e Burrelit/ Koka: Piranjat si SPAK-u i vërtetë i Shqipërisë!

Skandali me kryebashkiakun e Burrelit/ Koka: Piranjat si SPAK-u i vërtetë i Shqipërisë!

12:39, 18/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas investigimit të bërë nga emisioni Piranjant ku u zbulua një tjetër skandal me kryebashkiakun e Burrelit, Agron Malaj.

Koka është shprehur se Malaj i dha vëllait të tij hidrocentralin për të grabitur burimet ujore të zonës së Burrelit e kështu duke asgjësuar florën dhe faunën atje.

Postimi:

Piranjat si SPAK-u i vërtetë i Shqipërisë!

Emisioni 'Piranjat' në SYRI TV ka zbuluar një nga skandalet e kryebashkiakut të Burrelit, Agron Malaj, i cili ka firmosur deri edhe një hidrocentral për vëllain e tij, duke i goditur burimet ujore të pakten dy fshatrave dhe asgjësuar faunën e florën e zonës!

Agron Malaj, i kapur gafil, shtyn gazetaren kur ajo e pyet se si mund të japë leje ndërtimi për të vëllain e saj, por skandali është akoma më flagrant! Vëllai i kryebashkiakut është thjesht administrator i kompanise ARM ose ndryshe "Agron Rifat Malaj"..., praktikisht kompania personale e kryebashkiakut të Burrelit.  

p.s...një bravo për gazetaren, për të cilën asnjë shoqatë gazetarësh apo AMA-sh nuk do të thotë kush një fjalë nesër pse shtyhet me forcë nga një zyrtar i shtetit të Edi Ramës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco