Arrestimi i të afërmit të investitorit strategjik të Ramës/ Ja akuza ndaj tij

Arrestimi i të afërmit të investitorit strategjik të Ramës/ Ja akuza ndaj tij

11:27, 18/05/2024
A+ Aa A-

Në mesin e urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli.

SYRI TV raporton se biznesmeni Miri Bruli dyshohet për kryerjen e veprës penale “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Mir Bruli është një i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili është i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”. Pëllumb Gjoka ishte shpallur si investitor strategjik nga Edi Rama dhe kishte lidhje të ngushta me pushtetin,.

Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje. Ai është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.

Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie të cilët bënë të mundur prangosjen e biznesmenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco