Meta: Përqëndrimi i ekonomisë tek ndërtimi dhe favorizimi i oligarkisë thelloi papunësinë, mjerimin

Meta: Përqëndrimi i ekonomisë tek ndërtimi dhe favorizimi i oligarkisë thelloi papunësinë, mjerimin

09:51, 01/05/2024
A+ Aa A-

Partia e Lirisë, e fokusuar tek ekonomia dhe mirëqenia e qytetarëve shqiptarë, thekson se pesë prioritetet e shpallura prej saj së fundi do të garantojnë zhvillimin e qendrueshëm ekonomik të vendit. Në përkujtim të 1 Majit, presidenti i kësaj partie, Ilir Meta, nënvizoi: 

"Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, vit pas viti e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë, ku fuqia punëtore më e kualifikuar largohet masivisht, për shkak të kushteve të këqija të punës, mosvlerësimit të meritokracisë dhe mungesës së shpresës, - tha ai.

"Përqëndrimi i ekonomisë tek ndërtimi dhe favorizimi i oligarkisë zhvatëse ka thelluar papunësinë, mjerimin dhe përjashtimin social, ka mbyllur qindra mijëra vende pune, duke dëmtuar rëndë biznesin e ndershëm, turizmin, bujqësinë e blegtorinë dhe dëmtuar rëndë mirëqenien e familjeve të thjeshta punëtore.

"Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus jo vetëm i japin fund dramës së shpopullimit por edhe shpërblejnë punën, njerëzit e punës dhe meritokracinë, mbështetin prodhimin vendas, garantojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe një Shqipëri, fuqi eksportuese," shtoi në përfundim Meta. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco