Këlliçi: Vjedhja që kemi parë në këto 9 vite në Bashkinë e Tiranës, e paprecedentë dhe për vendet e Afrikës

12:25, 21/05/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, pjesëmarrës në protestën e sotme, u shpreh se vjedhja që është parë në këto 9 vite në Bashkinë e Tiranës është e paprecedentë dhe për vendet e Afrikës dhe për vendet e treta.

Erion Veliaj do mbahet mend si simbol i vjedhjes i hajdutërisë, jo vetëm të parave të qytetarëve të Tiranës, por edhe të votave të qytetarëve të Tiranës.

Para meje folën shumë qytetarë, të cilët theksin e vunë te intelektualët, qytetarët e ndershëm të këtij vendi, të cilët po largohen masivisht për shkak të bëmave  të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Unë në emrin tuaj, do doja të mbanim sot një minutë heshtje për një ikonë të këtij qyteti, nipi i Qazim Mulletit, të cilin diktatura e sulmoi aq fort, intelektual, anti-komunist i përndjekur politik, një njeri me vlera, i cili ka qenë dhe mbetet krenaria e këtij qyteti.

Janë këta qytetarë fisnikë, ikona të këtij qyteti, që pas viteve 90-të, punuan me mish e me shpirt, për një Tiranë, për një Shqipëri që do ishte si Europa dhe që do bënte të mundur ëndrrën që nisën studentët e dhjetorit... për ta çuar bashkë Shqipërinë në Europë, dhe që sot për fatin tonë të keq Erion Veliaj po na e çon më larg se Afrika.

Vjedhja që kemi parë në këto 9 vite në Bashkinë e Tiranës është e paprecedentë dhe për vendet e Afrikës dhe për vendet e treta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco