VIDEO/ Xhemollari: Gazetarëve u mungon një sindikatë, nuk ka kush i mbron ata nga qeveria

17:47, 04/05/2024
A+ Aa A-

Shqipëria renditet e fundit në Ballkan për lirinë e medias sipas raportit të Reporterëve pa Kufij.

Duke diskutuar në lidhje me këtë çështje, Rigels Xhemollari, nga ‘Qëndresa Qytetare’ i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, foli për problematikat e medias në vend.

Përballë moderatores Eneida Ndoci, Xhemollari theksoi se, në Shqipëri mungon sindikata e gazetarëve që ti mbrojë ata përballë qeverisë.

‘Nëse sot do të vendoset në diskutim ligji për statusin e gazetarit kush do ta ndjek.

Nuk ka një organizëm që ka besimin e gazetarëve për ta ndjekur në parlament.

U bë ligji për profesionet e lira, të gjithë e kuptuan që kishin taksë kur u erdhi bileta e taksës, sepse askush nuk u konsultua dhe çfarë ligji u miratua.

Në këtë kuptim nëse sot do të krijohet një sindikatë për gazetarët, hapat do të jenë të njëpasnjëshëm.

Do të ketë më shumë besim nga sektori i medias në këtë sindikatë, do të ketë më shumë influencë të sindikatës në proceset ligjëbërëse që prekin gazetarët, siç është ligji për median online, ligji për statusin e gazetarit e ligje të tjera.

Normalisht kjo strukturë do të ishte e gjallë, aktive dhe do të mbronte të gjithë ata gazetarë që sot janë të brishtë dhe ju shkelet etika nga qeveria, zyrtarë të lartë publik kur tentojnë të marrin informacion apo të publikojnë një rast’, tha në SYRI TV, Rigels Xhemollari, nga ‘Qëndresa Qytetare’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco