Avenir Peka: Sikur SPAK ta thërriste vetëm njëherë Edi Ramën e t'i drejtonte këtë pyetje

Avenir Peka: Sikur SPAK ta thërriste vetëm njëherë Edi Ramën e t'i drejtonte këtë pyetje

22:29, 23/05/2024
A+ Aa A-

Avenir Peka, ekspert i sigurisë, nga studio e emisionit “Open” në News24, tha se SPAK duhet të hetojë dosjen McGonigal.

Peka tha se SPAK do të kishte mbështetjen e tij maksimale nëse do të thërriste vetëm njëherë Edi Ramën dhe t'i drejtonte një pyetje: “A e ke marrë Durim Bamin me avion personal dhe e ke çuar në takim me McGonigal, që ai të pohonte që njëri kundërshtar politik më ka paguar për të vrarë një tjetër?! Kjo është pyetja që SPAK duhet t'i bëjë Edi Ramës. Unë nuk fajësoj askënd, por do të zbardhte shumë pikëpyetje. Nuk them që ta arrestojnë, mos t'i bëjnë asgjë, por vetëm t’i drejtojnë këtë pyetje," tha Peka.

Sipas tij, nëse këtyre individëve që dalin në dosjen e SPAK i hiqet mbështetja politike, ato s’kanë asnjë vlerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco