Lajmi i fundit

Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Raportimi i Dumanit/ Abilekaj: Deputetët e PS e humbën pushtetin para tij, përpiqeshin t’i tregonin që nuk po e kontrollojnë

21:51, 23/05/2024
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në 'Çim Peka Live', komentoi raportimin e Dumanit, të cilin e quajti një seancë që tregon qartë se nuk egziston shteti.

Abilekaj shtoi se deputetët e PS e humbën pushtetin para tij, përpiqeshin t’i tregonin që nuk po e kontrollojnë.

Po të marrim këtë seancë do të shikojmë qartësisht se ky është një shtet 'i shkuar për lesh', sepse deputetët e Kuvendit mundoheshin t’i sqaronin Dumanit, se Nuk janë ata që kontrollojnë Dumanin.

Organi më i lartë, pushteti më i lartë në Shqipëri që kontrollon të gjitha pushtetet i sqaronte pushtetit të tretë po themi... që nuk janë ata që e kontrollojnë.

Por si? Çfarë kontrollojnë ata nëse nuk kontrollojnë Dumanin?

Nëse nuk kontrollojnë SPAK-un? Çfarë? Do thërrasin KLP të japë ajo llogari për Prokurorinë e Posaçme?

E dyta është që këta njerëz që ju ka dhënë votuesi pushtetin për të kontrolluar çdo institucion, për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të përfaqësuar të drejtat e tyre, kur i flisnin Dumanit, e humbën pushtetin dhe i flisnin atij sikur ishin të trajtuar nga Dumani në hetim, jo sikur ishin aty për ta pyetur atë.

Dhe gjysma në sallë ishin me konflikt interesi. Të gjithë të hetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco