Hetim pasuror apo verifikim ndaj Veliajt? Debat mes Sejaminit dhe Ndrecës: Dyshime se ka marrë para..

Hetim pasuror apo verifikim ndaj Veliajt? Debat mes Sejaminit dhe Ndrecës: Dyshime se ka marrë para..

22:22, 23/05/2024
A+ Aa A-

Analisti Neritan Sejamini debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit" me deputetin e PS-së, Plarent Ndreca, për shkresën e SPAK drejtuar bankave, nëse është verifikim apo hetim pasuror ndaj kryebashkiakut dhe familjarëve të tij.

Pjesë nga debati

Neritan Sejamini: Prokurorët po hetojnë një çështje, nga e cila i ka lindur dyshimi që Veliaj ka marrë disa para. Ata mendojnë se Veliaj mund të jetë korruptuar. Po kërkojnë llogaritë bankare të tij dhe familjarëve.

Plarent Ndreca: Kjo e bën diferencën. Nëse thua ka dyshime për korrupsion, duhet të jetë person nën hetim.

Këto komunikime nëpër media dhe aludime, prokurori nuk ecën me aludime. Nëse gjen provë, është i detyruar të kalojë në moment tjetër.

Neritan Sejamini: Veliaj ka të drejta që nuk i shkel dot prokurori dhe nuk i heton dot pasurinë kot.

Plarent Ndreca: Çdo deputeti dhe zyrtari i merret informacion për pasurinë.

Klodiana Lala: Nuk nis hetim pasuror nëse nuk ka dyshime të arsyeshme.

Plarent Ndreca: Prokurori mbledh informacione, pa pyetur kënd.

Klodiana Lala: Sepse ka disa ndryshime.

Neritan Sejamini: Ka shumë gjasa që zoti Veliaj, në hetim e sipër kanë lindur disa dyshime që ka marrë para dhe bën hetim. Prokurori, ka dyshime se zoti Veliaj mund të jetë korruptuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco