Gjykata e Lartë nuk lejon Berishën të shkojë në Parlament/ Manjani: Nuk lexojnë ligjin, çmenduri! Ulëritëse

Gjykata e Lartë nuk lejon Berishën të shkojë në Parlament/ Manjani: Nuk lexojnë ligjin, çmenduri! Ulëritëse

22:35, 23/05/2024
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erlan Mëhillin” në Euronews Albania ku shpjegoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka thyer ligjin se ka futur njerëz në banesën e tij.

Duke iu referuar nenit 270 të kodit të procedurës, Manjani tha se ligji është shumë i qartë dhe nuk ka fare nevojë për interpretim.

“Tani jemi te ora e shkrimit dhe këndimit, nuk ka nevojë për interpretim. Me vendimin e arrestit në shtëpi Gjykata urdhëron të pandehurin, ky është ligji i shkruar, jo Irena Gjoka, të mos largohet nga shtëpia, jo të mos lejojë të tjetërt në shtëpi. Të kërcet tjetri në derë, ç’do i thotë?! S’të takoj se nuk më lë gjykata!!! Kjo është e shkruar me ligj.

Lexoni ligjin! Thotë të mos largohet nga banesa, jo të mos i hyjnë në banesë. Po sikur të ishte në burg e ta vizitojnë në burg, ç’do t'i thonë?! Ke shkelur masën e arrestit? Ou, ka logjikë këtu apo nuk ka logjikë. Gjykata e Lartë e këtij vendi nuk lexon ligjin. Çmenduri! Është ulëritëse, unë bërtas shumë pak”,-tha Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco