'Ishin të deleguar politikë të PS-së në fushatë'/ Këlliçi dhe Ndreca përplasen për drejtorët e arrestuar dhe administratorët e Veliajt

'Ishin të deleguar politikë të PS-së në fushatë'/ Këlliçi dhe Ndreca përplasen për drejtorët e arrestuar dhe administratorët e Veliajt

22:36, 23/05/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, dhe deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” për aktivizimin e drejtorëve të kompanisë “5D”, tashmë të arrestuar, në fushatën elektorale për bashkinë e Tiranës.

Këlliçi solli rastin e drejtorëve si të deleguar në njësitë bashkiake të Tiranës, po ashtu edhe dy administratorët, ata të Dajtit dhe të Zall-Herrit për të cilët tha se kanë parfituar rreth 130 milionë euro nga tenderat dhe lejet e ndërtimit me kompanitë e familjarëve të tyre.

Pjesë nga debati  

Belind Këlliçi: Këta drejtorët që tha Ndreca nuk kanë qenë në fushatë, Tusha, Qato dhe Molla kanë qenë të deleguar në njësi. Elgantina Zëre, që është në arrest shtëpie, ka qenë drejtuese politike e PS-së në Laprakë. Dy administratorë, ai i Dajtit, Qefalia, ka marrë 55 milionë euro për tendera dhe 4 leje ndërtimi dhe administratori i Zall-Herrit, Arben Maloku, që ndërsa ishte zyrtar i bashkisë Tiranë ka marrë 34 milionë euro tendera nga bashkia e Tiranës dhe 3 leje ndërtimi që shkojnë 30 milionë euro. Meqë nuk kanë qenë në fushatë këta.

Plarent Ndreca: Nuk thashë që nuk kanë qenë në fushatë. Thashë që nuk kanë qenë drejtues fushate.

Belind Këlliçi: Në zonën e Zall-Herrit, ku nuk ka asnjë investim, asnjë punë të bërë në 8 vite nga bashkia, ka fituar Veliaj, pa shkuar asnjëherë me 72 për qind, ku drejtues politik ka qenë ky që ka marrë 34 milionë euro nga Ujësjellësi dhe Bashkia e Tiranës.

Plarent Ndreca: Nuk thashë që nuk kanë qenë në fushatë, nuk kanë qenë drejtues.

Belind Këlliçi: Kanë qenë drejtues politikë.

Plarent Ndreca: Drejtues fushate ka qenë tjetër kush, kanë patur rol siç kanë të gjithë personat që punojnë në administratë. Nuk është e vërtetë kjo që janë punonjës të administratës dhe janë të sterilizuar nga aktivitetet politike. Po, kanë kufizime.

Neritan Sejamini: Por marrin pjesë, por nuk mund t’u bëjnë thirrje qytetarve se për kë të votojnë.

Belind Këlliçi: Këta që ju përmenda unë kanë qenë të gjithë drejtues fushate. Këtë e di çdo njeri në Tiranë, nuk ka mundësi të mos e dish ti.

Plarent Ndreca: Belind se ke bërë fushatë vetë. Nuk ka 50 drejtues fushate. Ke 1 drejtues fushate dhe pastaj ke bashkëpunëtorë.

Belind Këlliçi: Dy administratorët Qefalia dhe Maloku kanë marrë 130 milionë euro, përmes kompanive të familjarëve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco