Universitetet publike kopjojnë Rilindjen, gara 'fake' për drejtuesit

Universitetet publike kopjojnë Rilindjen, gara 'fake' për drejtuesit

09:54, 21/05/2024
A+ Aa A-

Në datën 21 qershor, në të gjithë vendin do të zgjidhen drejtuesit e rinj në universitete, shumica e të cilëve janë pa kundërshtarë në garë. Është hera e parë nga 3 dekada që as në universitetet publike nuk ka garë. Politizimi i shkollës ka marrë tashmë udhë zyrtarisht dhe duket se gjithnjë e më pak gara reale ka nëpër institucionet publike.

Farsa e 21 qershorit në universitete është riciklim emrash të njëjtë, shumica e të cilëve mandatin paraardhës e kanë marrë falë mbështetjes politike të Rilindjes. 

Pjesa tjetër e 'akademikëve' që nuk kanë mundësi kandidimi, kanë përdorur një metodë të njëjtë me kontigjentin e krimit në politikë, kanë futur dhe mbështesin besnikët e tyre në garë.

Kujtojmë se në 2016 krimi iu afrua shumë marrjes nën kontroll edhe të universitetit, dhe vetëm denoncimi publik i Sali Berishës bëri të mundur parandalimin e kriminalizimit të universitetit.

Kështu në garën për Universitetin e Tiranës kandidon i vetëm, pa garë, rektori aktual Artan Hoxha. Rrjedhimisht ai pritet që të marrë një mandat të dytë katërvjeçar në krye të UT-së.

Vetë Hoxha duke folur për mediat në lidhje me procesin, tha se mungesa e një rivali përballë për të nuk do të thotë më pak përgjegjësi.

 “Unë mendoj se është fryma e një katërvjeçari të mirë për Universitetin e Tiranës, besimi që kanë strukturat tek besimi aktual dhe që mua më shumë ma rrisin përgjegjësinë se sa ma ulin, duke qenë i vetëm. Një nga sfidat tona që kemi është të mbajmë nivelin e studentëve që kemi në numër edhe në cilësi, sepse cilësia është e garantuar tek ne, se në programet tona vijën studentët më të mirë, por veç kësaj për ta bërë këtë ne duhet që të rrisim ndërkombëtarizimin e universitetit, të rrisim programet në gjuhë të huaj, të rrisim programet e përbashkëta të studimit me universitete të tjera”, u shpreh Hoxha.

Edhe në 6 fakultetet e tjera të Tiranës, vetëm në tre prej tyre janë regjistruar nga dy kandidatë.

Nga Fakulteti i Ekonomisë largohet dekani Dhori Kule, i cili ka një karrierë të gjatë drejtuese, por ndryshimet ligjore të arsimit të lartë nuk e lejojnë rikandidimin, ndaj parashikohet që vendin e tij ta zërë Bernard Dosti, i cili aktualisht mban detyrën e zv/rektorit në UT. Dosti shihet si një njeri i besuar i Kules, dhe në aspektin e filozofisë së drejtimit pritet të ketë pak ndryshime.

Në Fakultetin e Drejtësisë kërkon një mandat të dytë Dorina Hoxha si dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja Esmeralda Kromidha. Ndërsa në Fakultetin e Histori-Filologjikut do të garojnë për karrigen e dekanit Mark Marku dhe Dhimitër Doka. Te Shkencat e Natyrës dhe Shkencat Sociale gara është mes burrave dhe grave.

Kandidatë për dekan në Fakultetet e Universitetit të Tiranës:

-Fakulteti i Ekonomisë, ikën nga drejtimi Dhori Kule, Bernard Dosti kandidat i vetëm.

-Fakulteti i Drejtësisë- Dorina Hoxha, kandidate e vetme (aktualisht e drejton).

-Fakulteti i Gjuhëve të Huaja- Esmeralda Kromidha, kandidate e vetme (aktualisht e drejton).

-Fakulteti i Histori-Filologjisë – largohet Sabri Laçi, në garë Mark Marku dhe Dhimitër Doka.

-Fakulteti i Shkencave të Natyrës- largohet Spiro Dushku, në garë Eglantina Kalluçi dhe Endrit Xhina.

-Fakulteti i Shkencave Sociale – ikën nga drejtimi Edmond Rapti, në garë Edvin Lame dhe Eliona Kulluri.

Drejtuesit e universiteteve dhe fakulteteve mund të kandidojnë për një mandat të dytë me përjashtim të atyre që kanë plotësuar dy mandate.

Zgjedhjet në universitet do të mbahen më 21 qershor 2024.

Këtë të hënë Universiteti i Tiranës akordoi tituj akademik profesor dhe profesor i asociuar për 64 pedagogë, një hap i rëndësishëm për ngritjen e standardit të stafit akademik të këtij universiteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco