SYRI TV/ Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës, Gjokutaj: Grusht mafioz ndaj drejtësisë!

22:05, 23/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e liderit të opozitës Sali Berisha lidhur me kërkesën për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend. Ky shënon një tjetër vendim politik të organeve të drejtësisë ndaj  kreut të PD, Sali Berisha. Ndërkohë po e njëjta gjykatë ka rrëzuar edhe rekursin e Jamarbër Malltezit, i cili kundërshton masën e sigurisë “arrest shtëpie”.  Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj deklaroi se Gjykata e Lartë është vënë në funksion të pushtetit dhe se ndaj drejtësisë po kryhet grusht mafioz shtetëror.

Nga SYRI TV

Organet e drejtësisë vijojnë dhënien e vendimeve politike kundër liderit të opozitës Sali Berisha. Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e kreut të PD Sali Berisha lidhur me kërkesën për t’u lejuar që të marrë pjesë në seancat plenare. Gjithashtu nga e njëjta gjykatë nuk është pranuar edhe rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga Apeli i Posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar. Avokati i kreut të PD, Genc Gjokutaj, në një reagim në Facebook, e cilëson vendimin e Gjykatës së Lartë si një dëshmi e kapjes së drejtësisë nga Kryeminstri Rama, duke theksuar se po kryhet një grusht mafioz shtetëror:

“Kjo shënon përfundimisht Grushtin Shtetëror Mafioz të Qeverisë me në krye kryeministrin Edi Rama mbi Gjyqësorin dhe posaçërisht mbi Gjykatën e Lartë, e cila për këtë shkak po paraqitet në nivelin e një gjykate të shkallës së parë!

Është po ky Grusht Shtetëror mbi Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK dhe GjKKO e mbi gjykatat e çdo niveli që nuk i lejon këto të fundit të procedojnë e gjykojnë për inceneratorët, Xibrakën, McGonigal, Metamorfozën, krimin brenda Policisë së Shtetit, vjedhjen e sistemit TIMS, gjyqtaren e GjKKO të sanksionuar ndërkombëtarisht, shpronësimet në bregdet për interes të politikës etj!”

Që prej  30 dhjetorit të 2023,  lideri i opozitës Sali Berisha  mbahet në arrest shtëpie pa asnjë akuzë, ndërsa i është mohuar edhe e drejta kushtetuese për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend. Sipas avokatëve të Berishës, vendimet e gjykatave janë të qëllimshme për t’i djegur Berishës, mandatin e deputetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco