'Me një Kryeministër të ndershëm, krimi nuk do mund të futej në ekonomi'/ Lubonja: SPAK ka bërë segmentizim të krimit, nuk heton

'Me një Kryeministër të ndershëm, krimi nuk do mund të futej në ekonomi'/ Lubonja: SPAK ka bërë segmentizim të krimit, nuk heton

22:45, 23/05/2024
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar aksionin e fundit ku u gositën 7 gupe kriminale, ku tha se SPAK po i bën një lloj segmentizimi krimit.

Lubonja, përmes një lidhje Skype në Neës24, u shpreh se banda është një e vetme që ka krijuar një sistem me synim mbajtjen në pushtet të Edi Ramës dhe lulëzimin e ekonomisë kriminale.

“Problemi që kam unë është një lloj segmentizimi që SPAK i ka bërë krimit. Ky Rraja apo Ndoka na dalin si njerëz që hanë kumbulla pas shpinës së Edi Ramës dhe me këtë logjikë po pastrohet, duke arrestuar këto.

Por pyetja që kam unë është: me një Kryeministër të ndershëm do të kishte pasur mundësi krimi që të futej në ekonomi, do të mund të investoheshin paratë e krimit në ndërtime?

Do të kontrolloheshin paratë që do të përdoreshin për të ndërtuar resortin, apo atë kullën.

Por këtu nuk kemi asnjë hetim të SPAK-ut, kemi dokumente që kanë ardhur nga autoritetet franceze. Si ka mundësi nuk kemi asnjë hetim nga SPAK, ku është ky SHISH i famshëm, që nuk ka dhënë asnjë sinjal për të nisur një hetim këtu apo atje?

Këtu nuk bëhet fjalë për dy tre banditë të shpërndarë, por kemi një bandë të madhe që ka krijuar një sistem këtu. Kemi një sistem të ndërtuar qëllimisht, një organizatë kriminale, një bashkëpunim të ndërtuar dhe të lidhur, me synim mbajtjen e pushtetit nga Edi Rama, dhe në anën tjetër lulëzimin e ekonomisë kriminale”, tha Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco