KAFE SHQETO/ Avokati: Irena Gjoka, e paaftë dha pa integritet profesional

09:33, 21/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, avokati Genc Gjokutaj ka folur për procesin gjyqësor politik të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama, kundër kryetarit të opozitës, Sali Berisha.

Duke u ndalur te gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, Gjokutaj ka theksuar edhe njëherë provat dhe faktet se përse kjo gjyqtare duhet të jepte dorëheqjen, pasi njëherë është shkarkuar nga zoti Berisha në vitin 1996 dhe problemi tjetër lidhet me vendimin e Gjykatës Administrative të Janinës ku është dënuar me dëbim nga Greqia dhe ndalim në zonën Shengen për 10 vite.

Gjokutaj: Problemi është ky që ne i thamë zonjës Gjoka që, a jeni shkarkuar nga zoti Berisha në vitin 1996 dhe ajo thoshte ju kuptoi gjykata. Kjo është vetë personi pasi nuk ka nevojë për asnjë lloj prove shkresore, kjo duhet të thotë po, jam shkarkuar, apo nuk jam shkarkuar dhe duhet të thotë, po unë jam dënuar nga Gjykata Administrative e Janinës apo jo me dëbimin nga Greqia dhe ndalimin në Shengen për 10 vite. Këtu prova është vetë gjyqtarja. Kaq integritet ka kjo gjyqtare saqë vazhdon gjykimin, merr dijeni për kërkesat, ne e ftuam herës tjetër të jepte dorëheqjen sepse e detyron ligji të japë dorëheqjen

Ajo ka dy probleme, ka përdorur një vizë të falsifikuar për të hyrë në Greqi, pra ka një falsifikim të konsumuar edhe në Shqipëri dhe në Greqi, më mbrapa ka dhe falsifikimin e formularit ku thotë që jo nuk kam unë asnjë vendim të asnjë gjykate as shqiptare as të huaj në lidhje me punë të tilla.

Është hall i madh kur personi, të cilit i paraqitet para fytyre ky dokument dhe thotë ju kuptoi gjykata, e merr provën dhe ta kthen se nuk ka nevojë se flitet për mua.

Nqs herën e parë e ka shkarkuar KLD-ja, këtë herë e ka vendosur kjo në lëvizje çështjen se është ankuar kjo kundër dekretit të dëbimit dhe ndalimit të Shengenit. Kjo është personi për këtë punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco