Meloni i del në krah Ramës, akuza RAI3: Telemeloni e sulmoi se ndihmoi Italinë

Meloni i del në krah Ramës, akuza RAI3: Telemeloni e sulmoi se ndihmoi Italinë

15:55, 28/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni doli në krah të homologut të saj Edi Rama pas debatit në Itali dhe në Shqipëri nxitur nga emisioni “Report’ transmetuar më 21 prill 2024 në RAI 3, i cili trajtonte marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, por që nxirrte në pah edhe lidhjet me krimin të zyrtarëve qeveritarë.

‘Rama u linçua sepse ndihmoi kombin tonë” tha ajo sot gjatë konventës së Forza Italia në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.

“Më ndihmoni t’i dërgojmë solidaritetin tonë Edi Ramës i cili u lincua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë’ u tha ajo të pranishmëve në konventën që mbahet në Pescara.

Gjatë reagimit të saj nuk mungoi as kritika ndaj emisionit “Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? tha kryeministrja italiane me ironi duke hedhur poshtë akuzën opozitës por dhe të vetë gazetarëve të RAI-t se ka ndërhyrë në punën e tyre gazetareske.

Realizuan një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizuan “si një narko-shtet” vijoi më tej.

Duke iu drejtuar kundërshtares politike, sekretares së Partisë Demokratike të qendrës së majtë të opozitës italiane, Elly Schlein tha:

Na thonë, në Itali e në Evropë, ku duan të jenë: Të na thonë nëse duan të jenë me ne në anën e ligjshmërisë dhe në anën e atyre që luftojnë skllavëruesit, apo nëse duan të jenë në krah të emigracionit masiv të paligjshëm që pasuron rrjetet kriminale. Ia kërkoj këtë në veçanti sekretares së Partisë Demokratike, Elly Schlein, duhet të jetë e qartë për këtë” nënvizoi më tej Meloni.

 “Në thelb mbetet vetëm të çmontojmë çdo zgjidhje strukturore që ne përpiqemi ta zbatojmë për këtë çështje. E bënë parlamentarët e tyre në Europë me marrëveshjen me Tunizinë dhe Egjiptin, E bënë gazetarët e tyre në Shqipëri kundër qendrave që po hapim. E bëjnë disa gjyqtarë militantë në Itali kundër normave për të riatdhesuar më shpejt atë që nuk ka të drejtë të qëndrojë në Itali apo Europë”, vijoi më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco