‘Drejtësi me dy standarde’/ Këlliçi: Deklarata e djeshme, tregon se SPAK urdhrat i merr nga Erion Veliaj

17:36, 28/04/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi, ka akuzuar SPAK dhe drejtuesin Altin Dumani, se me mos reagimin ndaj deklaratës skandaloze gjatë ditës së djeshme të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tregon se kjo drejtësi është me dy standarde dhe merr urdhra nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

‘Dje ka intimiduar dhe madje ka urdhëruar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani për aksionin që ai duhet të ndjekë dhe mënyrën e hetimit që ai duhet të vijojë në raport me titullarin e autoritetit kontraktor në Bashkinë e Tiranës që është Erion Veliaj dhe me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës që është po Erion Veliaj’, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi: Doli dje në një nga deklarat më të çuditshme dhe intervistat më të lodhshme dhe të shëmtuara duke shprehur mllef, duke sharë dhe quajtur protestuesit e opozitës një kopsht zoologjik, duke folur për protestues që sipas tij janë një stan me lepuj, duke harruar që një lepurush është vetë, i cili fshihet pas policëve, fshihet pas fustanit të Griseldës së Kavajës, dhe i cili është kapur në flagrancë duke vjedhur 130 milionë euro te inceneratori i Tiranës, 60 milionë euro te afera e dherave dhe 30 milionë euro të paktën ke banda 5D me 45 tendera që ka kryer shtabi i tij elektoral i 14 majit.

Deklarata e tij e djeshme është një kambanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe për çdo ndërkombëtar, sepse ai dje tha që do të ketë një qasje proaktive, kam vendosur vetë që të mos pres këto burokracitë, jo posta jo këto vonesat e tjera, kam bërë gati dosjet dhe do shkoj unë te SPAK ta sqaroj SPAK që po vonon të kthjellojë qytetarët për çështjen korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Pra është ky që po shkon te SPAK ti japë direktiva dhe ta orjentojë SPAK në detyrën e tij sepse na qenka ky që me firmën e Redi Mollës që Mollën e ka kalbur në burg tashmë se e ka futur me duart e tij se i thoshte firmos se SPAK e kam të kapur dhe kontrolloj gjithçka, ëshë ky individ që dje ka përmendur se i paska dhënë ish-godinën e UKT-së SPAK dhe BKH-së që të punojnë në kushte moderne.

Dje ka intimiduar dhe madje ka urdhëruar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani për aksionin që ai duhet të ndjekë dhe mënyrën e hetimit që ai duhet të vijojë në raport me titullarin e autoritetit kontraktor në Bashkinë e Tiranës që është Erion Veliaj dhe me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës që është po Erion Veliaj.

Kam pritur që ditën e djeshme dhe ditën e sotme, nga zëdhënësja e Altin Dumanit apo zyra e shtypit në SPAK, për të përgënjeshtruar të gjithë atë qëmtim që Erion Veliaj mbajti dje, sepse ai foli në emër të Altin Dumani, foli në emër të SPAK, foli në emër të institucionit, por heshtja e tyre komprometon rëndë organet e ashtuquajtura të reja të dretësisë të cilat janë një investim i jashtëzakonshëm edhe i partnerëve ndërkombëtar por në këtë rast faktojnë standardin e dyfishtë të drejtësisë tonë.

Sot më datë 28 prill bëhën 118 ditë që kryetari i opozitës, Doktor Berisha mbahet në arrest shtëpie pa prova, pa fakte, pa asnjë akuzë ndërkohë i kapur në flagrancë kryetari i Bashkisë Tiranë, si me rastin e inceneratorit të Tiranës dhe aferën 5D, ka frikë Altin Dumani dhe SPAK ti përmendin emrin si titullar i autoritetit kontraktor./ A. Zeneli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco