Sot mblidhet Komisioni Hetimor për PPP-të në Shëndetësi! Çfarë do të diskutojnë palët

Sot mblidhet Komisioni Hetimor për PPP-të në Shëndetësi! Çfarë do të diskutojnë palët

09:07, 25/04/2024
A+ Aa A-

Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi do të mblidhet sërish sot në 11:00. Kujtojmë që mbledhja e kaluar është shoqëruar me debate, pasi palët nuk arritën dakordësinë për të miratuar planin e hetimit dhe kjo pikë do të diskutohet sërish sot.

Pritet që plani i hetimit të integrojë të dy draftet e palëve, ndërsa në rend dite është futur edhe miratimi i kërkesave për informacion.

Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj.

Ndërkohë nga mazhoranca kërkohet shtrirja e listës së dëshmitarëve me të gjithë ish ministrat e shëndetësisë që nga viti 2006, pra duke përfshirë ministrat e qeverisë Berisha 1 dhe koalicionit të mëvonshëm të tij me Metën, si dhe zyrtarë e auditues të KLSH.

ÇFARË PRITET TË DISKUTOHET

Miratimi i shkresave.

Diskutim për planin hetimor

Të tjera

Gjithashtu, Nënkryetari i komisionit kërkon zhvillimin e mbledhjes me këtë rend dite:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 23.04.2024.

2.Shqyrtimi dhe miratimi i planit të hetimit të dorëzuar nga ekspertët ligjorë, si dhe deklarimin e fillimit të hetimit.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për marrjen e provave sipas planit të miratuar të hetimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco