Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

Nga Kim Mehmeti - 03/05/2024

Rasti i Lali Erit dhe orvatja e tij që prokurorët t’i shpallë kolegë e gazetarët armiq, shpërfaq të vërtetën se pushtetarët e fajshëm janë të mirësjellshëm, e madje edhe bamirës, por vetëm përderisa veprojnë të papenguar. Dhe se i kthehen origjinës dhe rrugaçërisë sapo i zbulojnë se nuk janë të atillë siç tregohen.

Pastaj, rasti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës shpalosi të vërtetën se hajdutëria e politikanëve do ishte e pamundur nëse ata nuk do kishin mbulesën mediatike dhe përkrahjen e elitave që majmen e ushqehen nga hajdutëria e tyre.

Dhe Lali Eri dhe hajnat e tij tregojnë se pse shqiptarët ndjeheshin si popull pa atdhe, e hajdutët e kudondodhur të shqiptarisë mburreshin me mëmëdhe Shqipërinë.

Sjellja e sotme e Lali Erit shpërfaq edhe dëshpërimin e pushtetarëve të cilët gabimisht besojnë se kurrë nuk do bie dekori i rrejshëm i 'spektaklit' mediatik që ata i fshehë nga sytë e popullit, ‘spektakël' që ka për qëllim ta mbulojë hajninë dhe banditizmin e tyre, 'spektakël' që është shkatërrimtarë për popullin dhe vrastarë për ëndrrat rinore, që e fshehë të vërtetën se anëtarë më të rëndësishëm të ‘Partisë së Hajdutëve’ janë ata që e mbulojnë hajninë.

Pra Lali Eri tani ndjehet i tradhtuar nga të gjithë, duke filluar nga Kryeshefi i hajdutëve të ‘Rilindjes’ – Piktori, e deri te mediat dhe gazetarët qo i ushqeu për ta shpërfaqur si mbjellës pemësh edhe pse ishte vetëm një mbjellës i mjerë gënjeshtrash.

Dhe s’ka si mos jetë i dëshpëruar nga të gjithë ata që e shoqëronin deri sot kur u zbulua se nuk do mund të ishte gënjeshtar i suksesshëm pa mbështetjen e atyre që defilonin nëpër ekranet televizive ku shiteshin si ajka e mendimit të pavarur dhe kritikë, por duke qenë ‘prostituta’ të paguara shtrenjtë nga makrotë e tyre – nga Lali Eri dhe Piktori!

Dhe më në fund, vëllazëria e hajdutëve me seli te Bashkia e Tiranës dëshmoi diçka shumë të dhembshme që ka të bëjë me të gjithë ne: se o jemi popull pa elita, o kemi elita pe ndërgjegje! Me çka edhe vonë e kuptuam se përderisa ka dele, do ketë kush ato t’i qethë dhe se, aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco