Politikanët italianë: Ndërhyrja direkte e Ramës te RAI, përpjekje për ndikim

Politikanët italianë: Ndërhyrja direkte e Ramës te RAI, përpjekje për ndikim

09:36, 25/04/2024
A+ Aa A-

Vazhdojnë reagimet e forta nga politika italiane pas telefonatës skandaloze të kryeministrit shqiptar, Edi Rama me drejtuesit e rrjetit publik italian RAI.

Deputeti i Aleancës së Gjelbër, Angelo Bonelli, njëkohësisht zëdhënës i kësaj force, thotë se RAI tani duhet të quhet Radiotelevizioni Shqiptar.

“Tashmë mund ta quajmë RASHI, Radio Televizioni Shqiptar Italian! Kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit shqiptar Edi Rama me drejtorin e RAI, Paolo Corsini, përfaqëson një përpjekje për të ndikuar televizionin italian dhe në veçanti gazetarinë investigative.

Telefonata e kryeministrit Rama është një ndërhyrje e papranueshme që shkon përtej rastit të vetëm të ‘Reportit’ dhe prek një problem më të gjerë të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së medias shtetërore, e cila duhet t'i shërbejë interesit publik dhe jo të veprojë si mjet për interesat e politikanëve në detyrë. Jemi përballë një komisionerie politike, përfshirë edhe atë ekstraterritoriale, të RAI-t dhe bëhet nën drejtimin e kryeministres Meloni.

Është thelbësore të ritheksohet se TV shtetëror duhet të jetë i lirë nga çdo formë komisionerimi politik, për t'u garantuar qytetarëve informacion të saktë dhe të pamanipuluar”, shkruan Bonelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco