Vota e diasporës/ Aktivistja: Protestat do vazhdojnë! Nuk i besojmë premtimeve të rreme të politikanëve

17:59, 19/05/2024
A+ Aa A-

Të ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, aktivistët Arlinda Lleshi, Arbër Lleshi, Eljo Shyti, të cilët kanë folur për aksionet e diasporës shqiptare me qëllim kërkimin e të drejtës së votës në zgjedhjet shqiptare dhe protesta që u organizua para Konsullatës shqiptare në Milano.

Aktivistja Lleshi theksuar se ‘do të vazhdojnë të protestojnë në qytetet e Europës aty ku ka shqiptar, me qëllimin që të presionojmë parlamentin, që ta mundësojë votën e diasporës dhe ta përfshijë në propozimin e tij zgjedhor para datës 1 korrik’.

‘Institucionet kanë folur, Gjykata Kushtetuese ka folur, figurat kryesore politike kanë folur publikisht dhe kanë thënë se janë ‘pro’ votës së diasporës, por ne nuk i besojmë këtyre fjalëve, kështuqë punën institucionale duhet ta përforcojmë me presionin qytetar në mënyrë që të mos lejojmë që të na gënjejnë edhe kësaj here’, u shpreh aktivistja Lleshi.

Lleshi: Kemi rreth 2 muaj që kemi nisur, si fillim në rrjetet sociale pastaj jemi mbledhur në protesta në qytete të ndryshme të Europës, do vazhdojmë të protestojmë në qytetet e Europës aty ku ka shqiptar, me qëllimin që të presionojmë parlamentin, që ta mundësojë votën e diasporës dhe ta përfshijë në propozimin e tij zgjedhor para datës 1 korrik që është data që ata kanë publikuar se do të kenë një propozim gati.

Institucionet kanë folur, Gjykata Kushtetuese ka folur, figurat kryesore politike kanë folur publikisht dhe kanë thënë se janë ‘pro’ votës së diasporës, por ne nuk i besojmë këtyre fjalëve, kështuqë punën institucionale duhet ta përforcojmë me presionin qytetar në mënyrë që të mos lejojmë që të na gënjejnë edhe kësaj here.

Duke pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese mendojmë se këtë herë do jetë më e vështirë për ata që t’i ikin këtyre premtive të rreme që bëjnë zakonisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco