VIDEO/ Maho: Vendimi për vulën rrit jashtëzakonisht shanset për të rrëzuar nga pushteti Ramën

16:05, 11/06/2024
A+ Aa A-

Analisti dhe gazetari, Armand Maho i cili ishte i ftuar në edicionin e orës 15.00 në SYRI TV me moderatorin, Arnold Kariqi është shprehur se Berisha zyrtarisht është kreu i Partisë Demokratike dhe mbahet nën arrest politik.

Me vendimin e sotëm u dha fund aludimeve dhe situatës qesharake që ishte krijuar me dërgimin e vulës dhe logos në duart e disa personave që kanë pak ose aspak kontribut në PD, por edhe shanset për të rrëzuar Ramën sot janë jashtëzakonisht të larta.

"Vendimi është shumë i rëndësishëm madje ishte i vonuar i gjykatave shqiptare. Është vedn9im i rëndësishëm pasi pas disa muajsh kemi zgjedhje dhe u pa se çfarë bëhej me një grupim i cili nuk kishte as fonde, as komisioner dhe as Lindita Nikolla nuk pranonte vendimet e grupit të Partisë Demokratike për shkak se mbahej peng vula.

Zyrtarisht ju mbyll goja dhe atyre që thonin partia zyrtare për mbajtësit e vulës sot nuk kanë asnjë justifikim as Nikolla dhe asnjë tjetër dhe Partia Demokratike ka si kryetar Sali Berishën dhe u vërtetua se sot është një arrest politik.

Vula ishte përvetësuar nga disa njerëz që kishin pak kontribut ose aspak. Ishte kthyer në një situatë qesharake që më në fund gjykata i dha fund.

Sot  Edi Rama sot ka për kryetar të opozitës një të burgosur politik po ashtu si ka edhe një eurodeputet në burg si Beleri. Sot nuk thuhet më në televizionet e Ramës si ish kryeministri, kreu i rithemelimit, pra sot nuk ka më anashkalime por thuhet që kreu i PD, Sali Berisha është në burg.

Sot SPAK duhet të nxjerrë akuzat ose të thotë se e kemi me urdhër politik dhe është i mbyllë ky muhabet, pasi kreu i opozitës është në burg."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco