VIDEO/ Sami Neza: Rama është i pabesueshëm deri sa të dorëzojë edhe veten e tij

19:17, 07/05/2024
A+ Aa A-

Duke diskutuar për deklaratën e sotme të Edi Ramës që i lëshoi të gjithë përveç vetes, gazetari Sami Neza u shpreh në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, se kryeministri është i pabesueshëm.

Neza tha se Rama ka neutralizuar të gjitha mekanizmat që luftojnë korrupsionin në administratën shtetërore.

‘Edhe sikur ti dorëzojë të gjithë, do të jetë sërish i pabesueshëm deri sa të dorëzojë edhe veten e tij.

Nuk i kërkon njeri të dorëzojë djalin, por jo të mbrojë veten.

Çfarë ka bërë ai?

Kur ishte në opozitë premtoi të bëjë shtet. Që kur mori pushtetin, ka bërë vetëm pushtet dhe nuk ka bërë shtet.

Pra gjithë kësaj periudhe ka neutralizuar të gjitha mekanizmat që luftojnë korrupsionin në administratën shtetërore.

Nuk i kërkon askush Ramës që të shqyrtojë raportet e të hetuarve me SPAK, por është detyrë e tij që të gjithë ato mekanizma që e dallojnë një shtet të keq nga një shtet i mirë ti kishte mbajtur në këmbë dhe të kishte luftuar korrupsionin’, deklaroi gazetari Sami Neza në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco