VIDEO/ Çollaku: Sot Irena-Shpata-Maneku-Gjoka duhej të ishte e pezulluar dhe nën hetim

18:44, 07/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV për të folur në lidhje me gjyqtaren me tre mbiemra Irena-Shpata-Maneku-Gjoka, ka deklaruar se SPAK sot duhej të kishte nisur një hetim ndaj saj.

Sipas gazetarit Çollaku, sot kjo gjyqtare duhej të ishte pezulluar deri në fund të hetimit ndaj saj.

‘Kjo çështje duhet marrë me themel.

Një person që është shpallur non grata në 27 vend, heton një njeri të shpallur non grata në vetëm një vend, me zero prova dhe fakte në raport me drejtësinë.

Një njeri që është shantazhuar i janë dhënë, Sali Berisha, Fatmir Mediu, Fredi Beleri, ka pasur dhe Bllakon, por atë e toleroi me mesazh nga partia.

Organizmi që përfshihet në vepër penale është KLGJ-ja sepse ka penguar drejtësinë. Në atë institucion pothuajse gjysma janë me mandat të mbaruar që në muajin dhjetor dhe duhej të kishin ikur.

Ka një diversion tek Prokuroria e Përgjithshme. Ai zotëria e Xibrakës, e di që ajo drejtoria e dekriminalizimit në këtë prokurori duhej të kishte dërguar nëpërmjet autoriteteve të tjera, vendimin në Gjykatën e administrative të Janinës e cila ka rrëzuar  revokimin e Manekut për dëbimin e saj.

Kur ka konsumuar këtë vepër, zonja Maneku-Shpata-Gjoka ka qenë në detyrë si gjyqtare në Fier.

Të gjithë këta të institucioneve të reja të drejtësisë duhen hetuar sepse kanë penguar drejtësinë, dhe janë përfshirë në një konsum të një vepre penale.

Prokuroria e Posaçme sot duhej të dilte dhe të thoshte se kryesisht kemi marrë dijeni për këtë vendim dënimi të zonjës Maneku dhe SPAK ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të saj, sepse ka bërë vepër penale.

Së paku duhej të kishte kërkuar pezullimin nga detyra.

Ky është minimumi që duhej të ishte bërë’, tha Basir Çollaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco