I ftuar në emisionin 'Task Force' në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të folur mbi skandalin që ka prekur drejtësinë me faktet dhe provat e pakundërshtueshme për gjyqtaren Irena Gjoka ishte avokati Genc Gjokutaj.
Gjokutaj është shprehur se Gjoka ka pasur një mbrojtje të fort politike pasi në dorë ka pasur çështjet e Berishës dhe Belerit.
Këtu të gjitha institucionet që kishin për detyrë të kontrollonin figurën e gjyqtares Gjoka kanë korrupsion moral hallkat e një zinxhiri të kapura fort nga qeveria pasi nuk ka arsyetim që përballë fakteve që kemi parashtruar të mos veprohet.
Drejtuesja e GJKKO është trupa elitë e drejtësisë dhe të përfshihet nga ky skandal i madh nuk është parë as në kohën e diktaturës. Ne kemi bërë kallëzim ndaj gjyqtares Irena Gjoka ka qene në një mbrojtje të hekurt pavarësisht fakteve dhe provave që e bëjnë përgjegjëse penale vetëm se ka pasur në dorë çështjen e Berishës dhe Belerit.
Të gjitha gjyqet e opozitës që kjo gjyqtare i ka marrë përsipër pasi ka pasur një mbrojte të fortë pasi nis edo të kishte deklaruar këto shkelje që ka bërë nuk do të ishte pjesë e drejtësisë. Ajo është futur në sistem me mision të qartë.
© SYRI.net