‘Berisha në arrest, intervistë për RAI3’/ Gashi: Sulm politik! ‘De facto’ Europa vazhdon ta njohë si lider

09:39, 23/04/2024
A+ Aa A-

Analisti Shpend Gashi, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për intervistën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për televizionin shtetëror italian, RAI3 dhe denoncimet ndaj korrupsionit të qeverisë mafioze të Edi Ramës.

Në lidhje me dizenjimin ‘non grata’ të liderit të opozitës nga ShBA dhe intervista për televizionin italian, nga Sali Berisha, analisti ka theksuar se fakti që për aq kohë sa kjo qeveri është mafioze dhe lideri i opozitës është i burgosur, deduksioni logjik i një gazetari të mirë tregon se absolutisht që ky është një sulm politik.

Gashi: Fakti që zoti Berisha është ‘non grata’ dhe fakti që ka gjithë këto skandale dhe ky raport tregonte edhe për ngritjen e skemës mafioze të një qeverie, për aq kohë sa kjo qeveri është mafioze me lidhje me mafian dhe lideri i opozitës është i burgosur, deduksioni logjik i një gazetari të mirë tregon se absolutisht që ky është një sulm politik dhe patjetër që duhet dëgjuar edhe pala tjetër. Gjë që nuk po ndodh në Shqipëri.

Pala tjetër e ngujuar në kullë nuk dëgjohet se është anatemuar publikisht. Por kjo nuk vlen për gazetarinë italiane e cila është shumë herë më se kjo shqiptarja e cila është ndoshta edhe më e pandikuar nga Departamenti i Shtetit.

Kemi të bëjmë me një fakt, se këtu imazhin e ShBA-së e prishin sahanlëpirësit e ambasadës amerikane, ndërkaq Italia e cila është aleat më i rëndësishëm i ShBA sesa Shqipëria, nuk i merr apriori të gjitha vendimet e Amerikës por shkon dhe i merr vetë dhe thellohet në investigime apo intervista.

Ky lloj reportazhi tregon se ‘de facto’ perëndimi apo Europa vazhdon ta pranojë si lider Sali Berishën pa atë konotacionin e ‘non grata-s’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco